75 Mall Live Search
17:47 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Zbulohet virusi unik në Zvicër, shkak liqenet dhe malet

Hulumtuesit në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV) kanë zbuluar një lloj të virusit të hepatitit E që është unik në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Ata thonë se kjo mund të shpjegohet me faktorë gjeografikë, pasi liqenet dhe malet e Zvicrës formojnë një pengesë natyrore me botën e jashtme. Një faktor tjetër është se Zvicra nuk i përket Bashkimit Evropian dhe pasi që ka rregullat e veta mbi tregtinë bujqësore, 96% e mishit të derrit të konsumuar në vend prodhohet në nivel lokal. Në vendet e zhvilluara, shumica e rasteve të hepatitit E shkaktohet nga ngrënia e mishit të papjekur, sidomos derrit.

Infeksioni me virusin e hepatitit E (HEV) është një nga shkaqet kryesore të hepatitit akute dhe verdhëzës në botë. Shkaku kryesor në mbarë botën është uji i ndotur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.

Sëmundja shkakton ethe, dhimbje muskulare dhe abdominale, humbje të oreksit dhe të përziera. Më shumë se 90% e infeksioneve nuk shkaktojnë simptoma dhe shumica e pacientëve shërohen pa trajtim mjekësor.

Ka shumë gjenotipa të ndryshme të këtij virusi, të aftë për të infektuar një numër të madh të kafshëve dhe njerëzve.