Zbulohet vrasësi i katër personave në Shqipëri, arsye e krimit janë pazaret e drogës

Altin Ndoci, 33 vjec, eshte njëri nga personat e arrestuar nga policia në lidhje me vrasjen e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia ne Durres ne daten 27 prill. I arrestuari tjetër është edhe K.A 22 vjeçar nga Durrësi.
Këta dy persona ekzekutuan me armë zjarri vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 prill dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia në datë 2 mars.
Katër personat janë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Gjatë operacionit janë sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, automjeti i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celular.

Armët e zjarrit të zjarrit të përdorura për të kryer krimin ishin fshehur në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta autorët. Sipas policisë së shtetit mekanizimi i përdorur në të dyja vrasjet është i njëjtë.