75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 08 Mars 2026 / AR

Zbuloni personazhet e ‘Ferma VIP 3’,lista qenka surprizuese

Ndërsa po afrohet data e nisjes së edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, i cili sipas raportimeve pritet të startojë më 20 mars, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e këtij formati. Në listën jozyrtare që po përflitet në media dhe rrjete sociale përmenden disa figura të njohura të artit dhe ekranit shqiptar. Mes tyre janë këngëtarja Jonida Maliqi, aktori Romir Zalla, poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, si dhe Akil Varfi.

Po ashtu, në këtë listë përmenden edhe emrat e Ledian Agallijaj dhe Indri Shiroka, të cilët sipas raportimeve mund të jenë pjesë e garës në fermë.

Së fundmi, jane zbuluar edhe dy emra të tjerë që sipas tij janë tashmë të sigurt për pjesëmarrje në spektakël: reperi Fero dhe ish-banorja e disa reality show-ve, Ermiona Lekbello. Ndërkohë, në prapaskenë po flitet edhe për rolet jashtë garës. Raportohet se Inida Gjata mund të jetë pjesë e programit në rolin e opinionistes, ndërsa balerini Ilir Shaqiri përflitet për rolin e “kryeplakut”.

Vëmendje të veçantë po merr edhe çështja e moderimit. Prej disa ditësh qarkullojnë aludime se prezantimin e këtij edicioni mund ta marrë përsipër moderatorja e njohur Arbana Osmani, megjithatë deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.