75 Mall Live Search
15:51 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Zbuloni si e ka dekoruar shtëpinë për festa Kim Kardashian

Asnjë shtëpi nuk mund të krahasohet me rezidencën luksoze të Kim Kardashianit për festat e fundvitit.

Krishtlindja është vetëm 17 ditë larg dhe pavarësisht COVIDIT-19, është ende sezoni i festave, ku ju mund të shijoni biskota me xhenxhefil, gështenja që piqen në një zjarr të hapur dhe pamjen e gëzuar të dritave me shumë ngjyra që ndriçojnë shtëpitë.

Kim Kardashiani, Jessica Simpsoni, Jennifer Garneri dhe më shumë emra të tjerë u siguruan që të shfaqnin gëzimin e tyre të festave në formën e dritave të Krishtlindjes përgjatë pallateve të tyre miliona dollarëshe në Los Angeles.

Dekori në natyrë i Kim Kardashianit në shtëpinë e tyre në vlerë prej 60 milionë dollarësh në Calabasas pasqyron stilin e tyre minimalist që ata kanë brenda në rezidencën e tyre.

Prona përmban pemë të mbuluara me borë të bardhë që rreshtojnë rrugën e tyre si edhe oborrin që ndriçohet me drita të bardha.