75 Mall Live Search
11:06 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zbulova se e dashura ime është e martuar dhe djali që mendoja se është i imi është i burrit të saj

Sapo kam zbuluar se e dashura ime është e martuar dhe burri i saj është babai i fëmijës sonë. Unë jam i tronditur dhe i shkatërruar.

U takuam dy vjet më parë dhe shumë shpejt ram në dashuri. Ajo është 29 vjec, unë jam 31. Kemi jetuar disa kilometra larg njëri-tjetrit në atë kohë, kështu që nuk mund të shiheshim aq shpesh, por marrëdhënia jon ishte ende e mirë.

Ajo më tregoi se puna e saj si një infermiere nënkupton orë të gjata, jorformale por ne arritëm të kalonim një fundjavë së bashku një herë në muaj.

Jeta jonë seksuale është më e mira që kam pasur ndonjëherë dhe ne do të kalonim shumicën e kohës së bashku në shtrat.

Në afëri të përvjetorit tonë të parë, ajo tha se duhej të më shihte sa më shpejt që të ishte e mundur dhe unë u shqetësova shumë për atë cka mund të jetë. Ajo më tha se ishte shtatzënë.

Ajo ishte shumë e mirë gjatë shtatzënisë dhe ne u pajtuam që sapo të arrinte fëmija, do të vendoseshim në një vend më afër ku jetonte dhe punonte, kështu që mund të ndihmoja të kujdesej për foshnjën.

Të gjitha planet tona po binin në vend dhe ne morëm një banesë tre muaj më parë.

Pastaj, një natë vonë ajo më tha se kishte një sekret, duke më thënë se është e martuar ende.

Më keq akoma, burri i saj po pretendonte se djali ynë është fëmija i tij. Ajo vazhdoi të betohej se kurrë nuk kishte marrëdhënie seksuale me burrin e saj rreth kohës kur kishte mbetur shtatzënë dhe unë i besoja asaj. Por testet e ADN-së kanë treguqr se ai është në fakt babai dhe unë jam teper keq.

Ajo dëshiron që ne të jemi së bashku si familje dhe të kemi një të ardhme së bashku, por nuk jam i sigurt për ndjenjat e mia ndaj saj tani.

Përgjigje:

Ndoshta ajo ka bindur veten se ishe babai i fëmijës së saj sepse ajo donte shumë që të ishte ti.

Sidoqoftë martesa e saj ishte një sekret shumë i madh që e ka fshehur nga ju kur ju jeni lidh me njëri-tjetrin dhe madje edhe më shumë, sapo e dinte që ajo ishte shtatzënë.

Duhet të qëndrosh me të vetëm nëse je i sigurt se do të mund t’i besosh se ajo nuk do të tradhtoj në të ardhmen.

Dhe a jeni i bindur që ju mund ta doni fëmijën e një tjetri si tuajin dhe jo gjithmonë ta shihni atë si një kujtesë për mashtrimin e saj? Babai i tij biologjik do të kishte për detyrë ta ndihmonte dhe unë shpresoja se do të donte të përfshihej në jetën e tij si një baba i dashur.

Nëse nuk jeni të sigurt, është e padrejtë të ngresh një fëmijë së bashku në një atmosferë të pakënaqësisë dhe mosbesimit.

Këto janë pyetje të mëdha. Nëse jeni të pasigurtë, flisni në konfidencë me një këshilltar të paanshëm./Indeksonline/