75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / AR

Zbuten gjakrat, Princ William dhe Harry bashkohen për të nderuar nënën e tyre

Princ William dhe Princ Harry janë bashkuar për nënën e tyre.

Edhe pse marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar viteve të fundit, ata u bën bashkë që të punojnë në emër të nënës së ndjerë, Princeshës Diana, transmeton Indeksonline.

Princi William u takua me 10 përfitues britanikë të çmimit “The Diana Award’s Legacy Award” në Kensington Palace të mërkurën. Edhe Princi Harry foli me një grup tjetër fituesish nga e gjithë bota në një takim virtual të mbajtur nga shtëpia e tij në Montecito, Kaliforni.

Në korrik, kur ishte ditëlindja e 60-të e Dianës, vëllezërit u bashkuan në emër të nënës së tyre për të zbuluar statujën e ngritur në kujtim të saj në Kopshtin e Fundosur të Kensington Palace.

Princat u bënë nderim të rinjve nga e gjithë bota, të cilët janë fitues të Çmimit Legacy, vlerësimi më prestigjioz që një i ri mund të marrë për veprimin e tij social ose punën humanitare që shpërndahet nga The Diana Award çdo dy vjet. Çmimet e para u dhanë në një ngjarje ku morën pjesë të dy princat në vitin 2017.

Të nderuarit e këtij viti do të marrin një nderim unik pasi do t’u jepen çmimet Diana nga vëllai i princeshës Charles, Earl Spencer i 9-të në shtëpinë stërgjyshore të familjes Althorp më 9 dhjetor./Indeksonline/