09:03 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zbutet Lista Serbe, thotë se s’do jetë pengesë për formimin e Qeverisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përfaqësuesit dhe njerëzit që janë përgjegjësit për trazirat dhe ngjarjet në veri të vendit, ata janë Lista Serbe, që udhëheqës e ka bosin (shefin) e krimit Milan Radojiçiq.

Ndonëse në fillim këmbëngulën dhe kërcënuan, tani ata zbuten, kështu ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar se Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për krijimin e institucioneve të reja.

“Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për formimin e Qeverisë së Kosovës”, kështu ka deklaruar Jetviqi.

Në një takim lamtumirës me ambasadorin italian në Kosovë Pierre Cristoforo Sardi, Jevtiqi ka thënë po ashtu se, kërkesa minimale e serbëve është që të mos ketë diskriminim ndaj popullit serb në Kosovë dhe përfaqësuesve politik.