21:28 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / MSH

Zëdhënësi i AAK-së kritikon Kurtin: Asnjë fjalë në përkrahje të Izraelit në Facebook në shqip, për një grusht vota

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka thënë se kryeministri Kurti ka reaguar vetëm në Twitter lidhur me sulmet terroriste në Izrael, ndërsa as edhe një fjalë në Facebook aty ku e ka shumicën e ndjekësve.

Xhemaili ka thënë se kryeministri Kurti duhet ta ketë të qartë se edhe detajet përcillen nga qytetarët.

“Edhe këtë herë Albin Kurti shitet si mik i partnerëve tanë strategjikë vetëm në Twitter (X), përderisa vazhdon të flirtojë me fundamentalistët islamikë duke mos e thënë as edhe një fjalë në përkrahje të Izraelit në Facebook në gjuhën shqipe, aty ku i ka shumicën e ndjekësve. Mos mendo Kryeminister që këto detaje nuk përcillen nga miqtë tanë. Je Kryeministër i një shteti sekular me harmoni fetare. Ka gjëra edhe më të rëndësishme se sa nje grusht vota të kalbura të disa antisemitëve tu. Turp!

Qëndrojmë me Izraelin!”, është shprehur Xhemaili.