13:51 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Zëdhënësi i AAK-së për Kurtin: Po promovon autostradën e nisur nga Haradinaj, që dikur e kundështonte të mos realizohet

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të videos nga kryeministri Kurti gjatë vizitës që ky i fundit i ka bërë punimeve në autostradën e Gjilanit.

Xhemaili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti e kishte kundërshtuar autostradën e Gjilanit, projekt ky i nisur në qeverinë Haradinaj.

“Autostrada e Gjilanit, projekt i nisur gjatë qeverisë Haradinaj, në mars të 2018 u pat blloku me ardhjen e Qeverisë Kurti, tash e 3 vjet. Kurti paska vizitu prapë punimet, duke e promovu një projekt që përpos nuk është meritë e tij, e pati kundërshtu fuqishëm që të mos realizohet. Mungesën e sukseseve në projekte po mundohet ta kamuflojë përmes promovimit të projekteve të qeverive të kaluara”, ka thënë Xhemaili.

Ai ka shtuar se pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, është ura e Saradranit. “Ura e Saradranit është pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, e pa aftë dhe pa vizion.”, është shprehur Xhemaili.