Zëdhënësi i KFOR-it: Siguria në Kosovë është përmirësuar dukshëm
Pio Sabbeta, zëdhënës i KFOR-it ka thënë se siguria në Kosovë është përmirësuar dukshëm gjatë 15 viteve të fundit.
Sabetta, i cili mori detyrën e zëdhënësit të KFOR-it në gusht, tashmë ishte zëdhënës i trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 2005 dhe gjithashtu punoi në SFOR midis 1996 dhe 1998.
Duke krahasuar situatën atëherë dhe tani, Sabbeta për European Western Balkans thotë se ka pasur një përmirësim të sigurisë në Kosovë.
“Ka përparime të konsiderueshme në aspektin e sigurisë, që reflektoi edhe në strukturën e ndryshme të KFOR-it. Në 2005 kemi pasur pothuajse 50,000 trupa të KFOR-it ndërsa në ditët e sotme ne mund të përfundojmë me sukses misionin tonë me 3.500 trupa nga 28 kombe të ndryshme “, thotë Sabbeta.
Ai shton se prania e KFOR-it bazohet në situatën aktuale të sigurisë dhe se Këshilli i Atlantikut të Veriut do të vendosë për ndryshime të mëtejshme në KFOR dhe misionin e saj.
“KFOR mbetet një forcë e besueshme, e aftë për të kryer misionin e saj dhe e përkushtuar fuqimisht për të mbështetur të gjitha komunitetet në Kosovë në mënyrë të paanshme, duke siguruar siguri për të gjithë njerëzit e saj, duke lehtësuar pajtimin midis etnive”, shtoi zëdhënësi i KFOR-it.