21:23 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zëdhënësi i LDK-së: Ditë të mira po vijnë shumë shpejtë, kërkohet punë e maturi

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, njëherësh prej kandidatëve më të votuar nga kjo parti, ka thënë se ditë të mira do të vijnë shumë shpejt.

Ai përmes Facebook ka thënë se për të ardhur te kjo duhet punë e maturi.

Krahas shkrimit të tij ai ka shpërndarë një fotografi të ish Presidentit Ibrahim Rugova në të cilën shkruan:

“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”.

Ndryshe, LDK dhe Vetëvendosje ende nuk kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje për shkak të mospajtimeve në ndarjen e pozitave drejtuese.