Zëdhënësi i LVV-së kritikon opozitën për thirrje të seancës e mospjesëmarrje në të

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka kritikuar pjesëmarrjen e vogël të disa partive në seancën e sotme, seancë kjo e thirrur pikërisht nga to.
“PDK, LDK e AAK kanë thirrur debat për gjendjen me pandeminë. Teksa ende po mbahet kjo seancë e thirrur nga këta opozitarë pothuajse askush nga ta nuk është në sallë. Kaq për sinqeritetin dhe seriozitetin e thirrjes së kësaj seance. Kaq ka interesim për ta për këtë temë” ka shkruar Manxhuka në facebook.
Në Kuvend po mbahet seanca e tretë për këtë javë, në kuadër të shqetësimeve mbi disa çështje me rëndësi kohët e fundit, siç janë pandemia, masat anti-COVID dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike.