Zëdhënësi i LVV-së kritikon sindikalistët: PAN-it i pranuat 250 euro rrogë minimale më 2017

Përfaqësuesit e sindikatave në Kosovë sot nuk e mbështeten propozimin e Qeverisë për të bërë pagën minimale në vend 264 euro.
Në takimin e Këshillit Ekonomik Social, ky propozim i Qeverisë nuk mori votat e mjaftueshme për të kaluar tutje.
“Megjithatë, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën. Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale” deklaroi ministri i Financave, Hekuran Murati, pas përfundimit të takimit.
Lidhur me këtë, ka komentuar edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Sipas Manxhukës, sindikalistët nuk kishin refuzuar propozimin e vitit 2017, kur u ishte foruar 250 euro pagë minimale, porpozim ky që nuk ishte realizuar.
Ai madje ka bashkëngjitur edhe fotografi të një lajmi aso kohe, ku thuhej se të gjithë sindikalistët kishin qenë pro këtij vendimi.
“Këta “sindikalistë” që sot refuzuan 264 euro, në fund të 2017 ishin pajtuar me PAN-in për 250 euro. Por as kjo nuk ishte realizuar” ka shkruar ai në Facebook
