75 Mall Live Search
13:14 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zëdhënësi i MSh-së dëshmitar i aksidentit në “Ibrahim Rugova”: I nxorëm të gjallë 5 anëtarët e familjes nga Mitrovica

IndeksOnline pak më parë ka raportuar për një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, transmeton IndeksOnline.

E dëshmitar në këtë situatë ka qenë pesë zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti.

“Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorrëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren. Shpresojmë që i shpëtuan më të keqes!”, ka shkruar Hoti nëe Facebook.