20:54 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti brenda një fjalie, bëri 3 gënjeshtra sot në Llap

Sot ka nisur fushata zgjedhore për kryetar në dy komuna, në Mitrovicë të Veriut dhe Podujevë.

Në hapje të fushatës në Podujevë, ishte edhe lideri i VV-së, Albin Kurti. Por, ky i fundit po kritikohet nga PDK.

Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi, në një postim në FB ka thënë se Kurti bëri bëri tri gënjeshtra brenda një fjalie, e që sipas tij kanë të bëjnë me nepotizmin.

Ky është postimi i tij:

Gjatë prezantimit të Shpejtim Bulliqit si kandidat për kryetar të Besianës, Albin Kurti, gënjeu haptas.

Në më pak se një fjali, ai i tha tri gënjeshtra që ndërlidhen me nepotizmin.

Shikoni vetëm komunën e Prizrenit edhe atë të Prishtinës gjatë mandatit të VV-së, e mos të flas për komunën e Mitrovicës. Punësimet u bënë vetëm me librezë partiake.

Megjithatë, Shpejtimi e meriton hapjen e fushatës me një gënjeshtër të madhe. Ai vet është ndër mashtruesit më të mëdhenj në Kosovë.

Profesori i gjeografisë që lidhje nuk ka me aspektin profesional të demarkacionit, e pat bind një pjesë të spektrit politik se demarkacioni ka qenë gabim, duke mos ofruar as edhe një dëshmi profesionale. As në kohën e qeverisjes së z. Haradinaj, e as në kohën e z. Kurti.

Qytetarë e Besianës meritojnë më shumë se sa një mashtrues hartash e uzurpues të pronës publike.