18:22 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin infektohet me COVID-19

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin rezultoi pozitiv me COVID-19 këtë të martë.

Sipas agjencisë mediatike RIA Novosti, ai është shtruar në spital.

Por Presidenti rus duket se nuk ka pasur kontakte me zëdhënësin e tij pasi punën e tij duket se po e bën nga shtëpia.

Dimtry pranon se nuk e ka takuar Putinin prej më shumë se 1 muaji ndaj duket se është e pamundur dhe infektimi i tij.

Edhe 3 ministra rusë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 duke përfshirë këtu dhe kryeministrin Mikhail Mishustin.

Deri më tani në Rusi numërohen mbi 232 mijë raste të konfirmuara me COVID-19.

Por numri i viktimave në krahasim me shumë shtete të tjera është i vogël me shifrat që janë nën 2000.