75 Mall Live Search
17:14 / E Premte, 29 Mars 2024 / MSH

Zëdhënësi i Prokurorisë flet mbi intervistimin e Martin Berishajt

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale së Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka thënë se nuk ka akoma informacione për të ndarë mbi intervistimin e Martin Berishajt.

Përpara medieve, Lutfiu tha se po të kishte ndonjë aktakuzë ndaj Berishajt, do të ishte bërë e ditur.

“Kërkoj ndjesë për shkak të mos-informimit por as unë nuk kam informata se a është intervistu. Nuk kam informata që mundem me i nda me juve. Nëse do kishte aktakuzë do iu kishim informuar përderisa nuk iu kemi informuar, nuk ka” tha Lutfiu, raporton Indeksonline.

Ndërkohë, Avokati i Martin Berishaj, Tome Gashi, ka thënë se Berishaj ka paraqitur kërkesë për të dhënë deklaratë në Prokurori.

“Martin Berishaj qysh më 27.01.2023 ka paraqitë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me pretendimet që kanë dalë në media. Martini tashmë ka dhënë deklaratë në PSRK. Deklarata e tij është konfidenciale”, ka shkruar avokati Gashi.