75 Mall Live Search
21:34 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / OSH

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të Daut Haradinaj: Lumiri e kandidoi Përparim Ramën vetëm sa për pjesëmarrje në zgjedhje

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, Kushtrim Xhemaili ka thënë se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku po e neutralizon kandidatin e tij, Përparim Ramën.

Përmes një postimi në Facebook, Xhemaili ka thënë se ka shumë mundësi që Rama është vetëm sa për të thënë se LDK ka kandidat për Prishtinën.

“Nuk e kuptoj pse Lumir Abdixhiku e neutralizon kaq poshtërsisht Përparim Ramën! Apo ndoshta vetë e përdorin sa për të thënë që kemi kandidat!”, ka shkruar Xhemaili.