Zëdhënësi i VV-së: S’do të thotë që domosdo ministria e tretë i takon Listës Serbe!

Lëvizja Vetëvendosje sot shpalosi ofertën e fundit që ia ka bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës për të bërë marrëveshjen.
Sipas kësaj marrëveshjeje, VV ia ka ofruar edhe një ministri më shumë LDK-së.
Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike duke komentuar këtë ofertë thanë se subjekti i parë që përfiton nga kjo është Lista Serbe.
Por, jo domosdo është kështu sipas zëdhënësit të VV-së Erzen Vrasniqi, transmenton Indeksonline.
Vrasniqi në një status në Facebook shkruan:
Rritja e numrit të ministrive nga 12 në 14 sosh, nuk nënkupton që ministria e tretë, në kuadër të ministrive që ju takojnë komuniteteve, do t’i jepet domosdo Listës Serbe, apo një kandidati/e që caktohet në konsultim me këtë parti.
Është në diskrecionin e kryeministrit të ardhshëm të vendosë nëse ministria e tretë që ju takon komuniteteve, do të udhëhiqet nga një ministër nga komuniteti serb, apo nga komunitetet tjera jo shumicë.