13:25 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Zëdhënësi i VV-së: Sot po bëhet përpjekja e fundit për ta ndal qeverinë Kurti 2, por kot e kanë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, përmes një statusi në Facebook, ka komentuar vendimet e viteve të fundit të marra nga Gjykata Kushtetuese dhe tani atë të KQZ-së për ndalimin e Albin Kurtit dhe deputetëve të tjerë të kësaj partie për të qenë pjesë e listave zgjedhore.

Ai ka shkruar se si gjatë tërë këtyre vjetëve, duke filluar nga 2014 janë marrë vendime kontradiktore e që kanë shkuar në vazhdimësi në dëm të kësaj lëvizjeje.

Kryeziu ka thënë se si është e mundur që të dëmtuarit t’i kërkohet që të pranojë pa kundërshtuar vendimin e një sistemi për të cilin të gjithë pajohen se është i kapur, i korruptuar dhe jo kompetent, e që haptazi ka qëllime të eliminimin politik.

Madje ai ka vazhduar duke thënë se ajo që po ndodh sot është përpjekja e fundit e organizuar për ta ndalur Qeverinë e Kurtit 2, por se këtë askush nuk do të mundet ta ndalë.

Postimi i plotë i tij: