Zëdhënësja e Qeverisë: Vajza dhe gruaja e Kurtit i huazuan fustanet, do u kthehen kreatoreve

Rozafa Kelmendi, zëdhënësja e Qeverisë, ka sqaruar se fustanet me të cilët u panë vajza dhe bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, në Kanë, i kanë huazuar nga dy kreatore kosovare.
Sipas saj, fustanet do t’i kthejnë sapo të vijnë në Kosovë, shkruan IndeksOnline.
Ndryshe, fustani i Leas, vajzës së Kurtit, u aludua se u ble 490 dollarë.
Postimi:
I quajtur “The Straëberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë.
Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.
Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve.