75 Mall Live Search
14:11 / E Premte, 01 Gusht 2025 / k.v

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Konflikti Kosovë-Serbi, një nga gjashtë konfliktet që i ndali Trump

Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se presidenti Donald Trump ka ndërmjetësuar dhe ndaluar gjashtë konflikte ndërkombëtare brenda gjashtë muajve të parë të mandatit të tij presidencial.

“Presidenti ka përfunduar tashmë konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit dhe Etiopisë.

Kjo do të thotë se presidenti Trump ka ndërmjetësuar mesatarisht një marrëveshje paqeje ose armëpushim çdo muaj gjatë 6 muajve në detyrë”, deklaroi Leavitt në konferencën për media. Kjo nuk është hera e parë që Shtëpia e Bardhë e përmend Kosovën, pasi edhe presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përmendur në disa raste të tjera.