75 Mall Live Search
09:06 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zëdhënësja ruse: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të bëhet në bazë të Rezolutës 1244

Zëdhënësja e Rusisë, Maria Zakharova tha se qëndrimi i Rusisë mbi zgjidhjen e çështjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.

Tutje, ajo shtoi që Rusia mbështet një marrëveshje që përshtate me interesat e popullit serb dhe që është në legjislacionin e brendshëm të Serbisë, transmeton Indeksonline.

“Qëndrimi ynë është i pandryshuar. Pyetja se si do të zgjidhet kjo situatë është kryesisht çështja nëse kjo zgjidhje korrespondon me interesat e popullit serb dhe gjithashtu duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe që korrespondon me legjislacionin e brendshëm të Serbisë” u shprehë Zakharova.

Në fund tha se pozicioni i Rusisë është i përberë nga shumë komponentë të bazuara në një qasje të qartë për zgjidhjen e çështjes./Indeksonline/