Zef Ndrejaj zgjidhet drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë

Zef Ndrejaj është zgjedhur drejtor i Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në konkursin për drejtor ai ka arritur të grumbullojë më së shumti pikë, gjithsej 71.85.
Ndrejaj ka premtuar reforma dhe krijimin e kushteve sa më të mira për pacientet.
Kujtojmë që për këtë pozitë kanë kanë kandiduar edhe specialistët Atdhe Keqa dhe Jakup Ismajli./Indeksonline/
