Zejnullahu premton se do jetë zëri i qytetarëve, bën thirrje për votë ndaj Rimëkëmbjes së Kosovës

Kandidatja për deputete nga PDK, Floretë Zejnullahu premton se do jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Ajo përmes një videoje tha se së bashku me familjen e saj dhe shtetin kanë arritur shumë për Kosovën.
“PDK është e ardhmja e sigurtë. Sot ne jetojmë ëndrrën e atyre që dhanë gjithçka që të jemi të lirë e të kemi shtetin tonë.
PDK i ka mbajtur premtimet përherë. Ne do të punojmë për të gjithë duke respektuar secilin nga ju.
Votoni për PDK, votoni për Rimëkëmbjen e Kosovës”, tha ajo.