Zejnullahu propozon që objekti për fëmijët jetim në Orllan të rikthehet në një qendër për kujdes paliativ

Floretë Zejnullahu, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, në seancën e Kuvendit ka thënë se deri tani nuk është përmbushur kërkesa për ndërtimin e një objekti të ri për t’u trajtuar gratë me kancer të gjirit, shkruan IndeksOnline.
Ajo propozoi që objekti për fëmijët jetim në Orllan të Podujevës të rikthehet në një qendër modern për kujdes paliativ për pacientët me kancer.
Fjalimi i saj:
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit është vrasës i pamëshirshëm, i heshtur, i cili vret përafërsisht një grua për cdo minutë në Botë. Të gjithë pa dallime jemi të rrezikuar të prekemi nga kjo sëmundje, gra dhe burra. Më shumë se 1.3 milion raste të reja shfaqen brenda vitit në gjithë Botën.
Kanceri i gjirit është sëmundje cdo ditë e më shumë në rritje. Një në tetë gra është e rrezikuar ky kancer. Si cdo vend tjetër në Botë, kanceri i gjirit prek dhe qytetarët e vendit tonë. Në vitin 2018 kishim 340 raste, në vitin 2019 kishim 376 raste, kurse këtë vit 239 raste, uroj që kjo ulje e rasteve për vitin 2020 të jetë reale e jo si pasojë e pandemisë dhe mungesës së kontrollave nga gratë.
Statistikat mund të duken të ulëta, por kjo nuk duhet të jetë arsye që institucionet të rrin duarkryq. Kuvendi, Qeveria dhe të gjitha institucionet tjera që mund të luajnë rol në parandalim dhe krijim të kushteve për trajtim duhet të angazhohemi që të jemi afër njerëzve që kanë nevojë.
Klinika e Onkologjisë operon me vetëm një objekt, pavarsisht kërkesave të vazhdueshme për ndërtim të një objekti të ri që do të mundësonte salla shtesë për kimioterapi dhe shtim të numërit të shtretërve madje edhe ofrimin e kujdesit paliativë. Por kjo kërkesë nuk është realizuar asnjëherë. Është shumë e rëndë për pacientët dhe familjarët e tyre që në fazën më të dhimbshme të kancerit, ata nuk kanë kujdes paliativ. Ministria e Shëndetësise duhet të ndërmarrë të gjitha masat për të gjetur mundësit edhe një objekt të ri ku do të mund të trajtohen pacientët. Ka objekte të cilat nuk shfrytëzohen dhe me pak investim mund të kthehen në qendra për kujdes ndaj pacientëve.
Më lejoni të ju jap një propozim, Objekti për fëmijët jetim në Orllan të Podujevës nuk është duke u shfrytëzuar edhe pse është ndërtuara para 15 vitesh, ky objekt me nje investim solid mund të rikthehet në një qendër modern për kujdes paliativ për pacientët me kancer.
Kanceri nuk është thjeshtë vetëm dhimbje për pacinentët, ajo është dhimbje dhe për të gjithë familjarët e të prekurit, e për fat të keq në vendin tonë ky përjetim emocional është edhe i kushtueshëm financiarisht. Ballafaqimi me këtë sëmundje duhet të shihet si një luftë dhe përpjekje e përbashkët e gjithë shoqërisë tonë për të lehtësuar dhe qenë pranë secilit pacient dhe familje që ballafaqohen me këtë sëmundje.
Institucionet duhet të kujdesen për shtim të numrit të stafit në Klinikën e Onkologjisë dhe përmirësimit të kushteve të punës për të gjithë profesionistët shëndetësor përfshirë këtu edhe ngritjen e pagave sa më parë.
Shfrytëzoj këtë rast të falenderoj të gjithë heronjët, mjekët dhe infermierët për kujdesin ndaj pacientëve në përgjithësi dhe ndajë pacientëve me kancer në vecanti. Qeveria e vendit dhe të gjitha institucionet duhet të kenë kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të luftuar kancerin e gjirit. Investimet në shëndetësi janë investim në shëndet për qytetarët e vendit.
Institucionet duhet të punojnë edhe në shtim të numrit të psikologëve, fizioterapeutëve dhe profesionistëve të fushave të tjera shëndetësore në mënyrë që jo vetëm gjatë trajtimit por edhe pas përfundimit të fazës së parë të shërimit pacientët të kenë afër profesionistët dhe të u mundësohet shërim i plotë.
Institucionet duhet të kujdesën që secila grua në secilen pjesë të vendit të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore, përfshirë këtu trajtimin dhe vecmas diagnostifikimin e hershëm duke u ofruar mundësi në shërbim të mamografisë dhe ofrim të shërbimeve dhe në nivelin treciar dhe sekondarë aty ku ka mundësi.
Hapësira dhe aparatura modern, staf të mjaftushëm dhe të motivuar dhe listë të baranve që plotëson nevojat e pacientëve duhet të jenë prioritet për institucionet e vendit. Të gjithë ne duhet të jemi në shërbim të qytetarëve dhe vecmas në këtë rast, në shërbim të nënave, motrave, grave dhe vajzave tona.