Zejnullahu- Raçi viziton klinikat në QKUK, premton kushte më të mira për stafin

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka vizituar sot Klinikën Emergjente, Klinikën e Kardiologjisë dhe të Mjekësisë Nukleare dhe bashkë me arkitektë ka shpalosuar planin e saj për intervenim në infrastrukturë.
Projekti synon që të bëhen ndryshime thelbësore në hapësirat ekzistuese, për t’i dhënë një pamje krejt tjetër këtyre klinikave- moderne. Para drejtorëve të klinikave, ajo është zotuar se do të angazhohet me përkushtim maksimal, në mënyrë që të krijojë kushte sa më të favorshme të punës për stafin shëndetësor, derisa ka bërë të ditur, gjithashtu, se po shtyjnë përpara edhe planet për blerjen e pajisjeve të reja mjekësore