Zeka: Do ta djersis me krenari fanellen e Gjilanit

Futbollisti Mevlan Zeka, ka folur pas transferimit te klubi i Gjilanit.
Ai në një deklaratë pas zyrtarizimit ka thënë se do ta djersitë me krenari fanellen e Gjilanit, transmeton Indekosnline.
Zeka ka thënë se mezi pret të bashkohet me tifozat e klubit ”Skifterat” dhe të marshojmë drejt objektivave që ka vendosur klubi.
Deklarata e plotë:
“I falenderoj të gjithë për mbështetjen, përkrahjen dhe rrespektin që ma kanë bërë te Gjilani.
Do ta djersit me nder dhe krenari këtë fanellë. Këtë mbështetje do t’ua kthej me angazhim maksimal për rezultate të ekipit.
Gjilani është një qytet i sportit dhe unë jam rritur në frymën e dashurisë për sportin.
Mezi pres të bëhem bashk me “Skifterat” dhe të marshojmë drejt objektivave që ka vendosur klubi”./Indeksonline/