75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Zeka: Ja e vërteta rreth aplikimit në Interpol

Pas publikimit të lajmit me titull “Interpoli dhe papërgjegjësia e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Izmi Zeka”, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Ai ka thënë se në një prononcim të tij para disa ditësh, për anëtarësim në Interpol, ka theksuar se Kosova e ka bërë aplikimin konform rregullave të Interpolit dhe asgjë më shumë.

“Ka mundur të këtë ndonjë keqkuptim në këtë rast por e them me përgjegjësi se qëllimi im ka konsistuar në aspektin procedural”, ka sqaruar Zeka.

Më herët u raportua se e zëvendësministri i Punëve të Brendshme, me 31 janar kishte pohuar se është dorëzuar aplikacioni dhe se përveç kësaj ju është konfirmuar edhe hyrja në agjendë./Indeksonline/