75 Mall Live Search
12:07 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Zeka kapet me Kollçakun për gjuajtje me armë e molotov

Deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha Kollçaku, në mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane përmendi gjuajtjen me armë nga oda e Fatmir Limajt, që u dënuan ditë më parë, e kjo bëri që deputeti i Nismës, Milaim Zeka t’i reagojë duke ia përmendur molotovin.

Zeka i tha Mulhaxhës se kolegët e partisë së saj sikur gjuanin me molotov në shtëpinë e Isa Mustafës.

“Lutu që ata s’kanë gjujt me molotov njejtë sikur kolegët e tu që i kanë gjujt shtëpijën e Isa Mustafës. Edhe me u rrok armët Fatmire ski në çka me u kap”, tha Zeka, duke shtuar se ne jemi shqiptarë edhe gjuajmë më armë.

“Na jemi shqiptar edhe gjujmë me armë, tybe nami su bo. Tash, ai njeri i bordit të postës është i joni edhe koka shkarku”, tha ai, duke shtuar se Osman Ejupi, njëri nga drejtorët e bordit të Telekomit ka qenë njëri i Nismës SocialDemokrate.

“Ai njeri i bordit të postë është i joni edhe koka shkarku. Duheni me ditë qe krejt partit që qojnë njerëz të vet nëpër institucione publike. Ai i postës është njeri i Nismës”, tha Zeka.