11:31 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / k.v

Zeka: “Kapuçi” paraqet luftëtarin e paepur për çlirim kombëtar

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka thotë se po mbushen 19 vjet kur ra në krye të detyrës njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së dhe themeluesi i saj, Mujë Krasniqi- Kapuçi.

“Mujë Krasniqi ra heroikisht me 41 ushtarë të UCK-së me 14 dhjetor 1998 në afërsi të kufirit Kosovë –Shqipëri. Ky dëshmorë ishte njëri prej të parëve që doli hapur në varrimin e mësuesit Halit Geci më 28 nëntor 1997”, ka thënë Zeka.

Sipas tij, Muja paraqet luftëtarin e paepur për çlirim kombëtar./Indeksonline/