Zeka kërkon komision hetimor për memorialin e Jasharajve (Video)
Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka folur sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me Memorialin e familjes Jashari në Prekaz.
Me këtë rast, Zeka ka thënë se në kohën kur thoshte se ka njerëz që kanë vjedhur edhe në varr të komandantit legjendar, Adem Jasharit, për këtë ka pasur dokumente.
“Pak dinë se varrezat në Prekaz janë ndreq me pare të xhepit. As ato s’janë rregulluar nga buxheti i Qeverisë. Duhet bërë një Komision hetimor pra po e shohim ku është Policia e hetuesit që kurdisin hetimet e bëjnë çfarë të dojnë por të paktën brenda Parlamentit duhet bërë një Komision Hetimor për çdo qindarkë që u hodh në emër të memorialit, në emër të varrezave”, ka thënë Zeka./Indeksonline/