75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 05 Prill 2021 / Blerim

Zeka: Krejt Kosova e di se Prishtinës iu kanë vjedh dy tituj, edhe Ademi le të del në debat me mua

Presidenti i KF Trepçës ’89, Abedin Zeka, ka shprehur mllefin e tij pas humbjes së skuadrës së tij, duke aluduar se janë dëmtuar nga gjyqtarët anësor duke lejuar golin e dytë të Drenicës nga pozita jashtë loje.

Numri një i ’89-shit ka lëshuar një deklaratë të fuqishme në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, duke thënë se KF Prishtinës iu kanë vjedhur dy tituj nga vendimet e gjyqtarëve.

Zeka po ashtu është shprehur se këtë punë e di një Kosovë e tërë dhe se është i gatshëm të ballafaqohet me të gjithë ne debat televiziv për këtë çështje.“Prishtinës iu kanë vjedh dy tituj, unë i di të gjitha. Le të vjen kush do në debat me mua, edhe Agim Ademi, unë jam i gatshëm, një Kosovë e di që Prishtinës iu kanë vjedh dy tituj”.

Ai ka komentuar se gjyqtari kryesor i ndeshjes Besfort Kasumi nuk është fajtor, por dy anësorët e tij kanë dëmtuar ‘89shin.Ai veprimet e tyre i ka quajtur si të turpshme dhe është marre t’i ndodh një skuadre të re siç është ‘89shi.“Nuk ka ma budall, si t’i mëshon pipit një refer e di unë se qysh do të referojë ai. Nuk do të lejojë më të luajë dikush me djersën time. Referat po na thonë edhe na gabojnë, o zotëri t’i nuk gabon. Çmimet janë marramendës, ka refera që janë të zhytur, ju dhemb zemra, disa nuk janë të zhytur. Kanë qef me u bë dy grupe, të dihet kush ka me ra nga liga e kush të bëhet kampion. Gjyqtarëve që po gabojnë, po iu përmirësohen notat”, deklaroi Zeka, transmeton Insporti.com.Gjyqtarë në këtë ndeshje ishin Besfort Kasumi (kryesor) me dy asistentët e tij, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa i katër ishte Arben Halilaj.Trepça ’89 ishte mysafire e Drenicës në kuadër të xhiros 27-të në kuadër të Superligës, duke pësuar humbje me rezultat 2:0.Pas ndeshjes, skuadra nga Mitrovica reagoi nëpërmjet një komunikate zyrtare se është dëmtuar nga gjyqtarët.‘89shi renditet në pozitën e shtatë me 32 pikë, dy më shumë se sa Drenica që renditet në pozitën e tetë.