18:08 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Zeka: Nëse Qeveria do të rrëzohet, mos ta mbrojë PTK-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se nëse kjo qeveri do që të rrëzohet, atëherë mos le ta mbështesë PTK-në në rastin e “Z-Mobile”.

“Qeveria e Kosovës duhet të ndërhyjë, duhet ta bëjë të pamundurën, që 2500 punëtorë të mos mbesin në rrugë. Nëse dikush duhet t’ia lajë borxhin “Z-Mobile”, le t’ia japë Qeveria. Nëse kjo Qeveri do që të rrëzohet mos le ta mbrojë PTK-në. Punëtorët e PTK-se dhe familjet e tyre dhe ne deputetët duhet të dalim në rrugë”, ka theksuar Zeka në RTK.

Ai ka thënë se Komisioni hetimor i Kuvendit ka për ta sjellë një raport për organet shtetërore lidhur me atë se kush e ka varrosur PTK-në.