Zeka për Bedri Krasniqin: Kaq vite ne burg vetëm për llafet e dikujt, është krim ma i madh se sa qindra vrasje!

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka reaguar pasi Bedri Krasniqi është shpallur i pafajshëm rreth një vrasje të 2004 në Podujevë ndaj një policit të UNMIK-ut dhe atij të Kosovës.
Sipas Zekës, është krim i madh të mbahet njeriu padrejtësisht prapa grilave.
“Ka shprese se ky vend ka gjykates me ftyre e dinjitet. Mu mbajte njeriu kaq vite ne burg vetem per llafet e dikujt, eshte krim ma i madh se sa qindra vrasje. Bedri Krasniqi ashte vrasja e ndergjegjes te shume faqezive ne Kosove”, u shpreh ai. /Indeksonline/