14:39 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Zeka porosit Veselin: Nëse nuk guxon me i ngi SHIK, tregomë i ngij unë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, duke u ndjerë krenar me të kaluarën e Kadri Veselit, tha se e mbështet iniciativën e tij për krijimin e Tribunalit, por që nuk beson se do të realizohet.

Ai ka kërkuar nga Veseli që të mos jetë modest me njerëz të caktuar. E sipas tij, janë edhe shqiptarët ata që kanë rrahur, fyer e poshtëruar kombin, prej kohës së Rankoviqit.“Këta faqezi kanë urrejtje patologjike ndaj teje e ndaj meje, e ndaj të gjithë neve. Edhe toka me u bë bashkë me qiell këta kurrë nuk na falin që ia kemi vrarë nënën në Jugosllavi e motrën në Serbi. Kurrë, kurrë. Këta edhe ëndrrat i shohin serbisht, kryetar. E ti do me u bë jaran me ta, ‘hajt se për hir të kaluarës, ne do të vazhdojmë’. Me kënd do të vazhdosh, me ata që na i kanë lënë nënat tona duke vajtuar për neve e na kanë përzënë në ekzil për 20 vjet, deri jemi kthyer në luftë, me ata që na kanë spiunuar 24 orë, me ata që na i kanë dhunuar nëpër dhomat e hetuesisë gratë tona, motrat tona? Me ata do të bëjnë koalicion e do të paraqitemi të civilizuar, jo kryetar. Prandaj, të lutem edhe njëherë, kur iu thua nganjëherë ‘kam me iu ngi SHIK’, mos guxofsh me i ngi, thirrëm unë i ngij, qetu dal në foltore”, tha ai.