12:19 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Zeka: Shërbimi sekret serb na paralajmëroi për gazin, këtu ka diçka të çuditshme

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka thënë se është për marre hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend.

Sipas tij, këto janë gjeste të rrugaçëve, të cilët janë turp i botës, raporton Indeksoline.

Ja fjalimi i tij:

Turpi më i madh që po ndodh në Parlament sot ishte ky, shpresoj që çdo qytetar çdo votues e sheh fytyrën e vërtet të secilit.

Nëse elektorati i ardhshëm nuk i ndëshkon këta njerëz, që po e terrorizojnë Kuvendin.

Ku është gaz i botës, turpi, metodat më barbare për t’u sjellur në këtë mënyrë është të sillesh si rrugaç.

Nuk e di ju gazetarët po ne kemi marr informatë nga Shërbimi sekret serb që do të ketë gaz në seancë. Pra,  nëse shërbimi sekret serb ka paralajmëruar se do të ketë gaz, atëherë këtu ka diçka të çuditshme.

Në momentin që siguruam votat, ata hodhën gaz. Në momentin që Adem Hodza ka hyr në sallë, u hodh gaz.

Sot do të kaloj 99.99% demarkacioni, ne duhet t’iu kërkojmë falje ambasadave de qytetarëve të Kosovës që nuk e kaluam demarkacionin që tri vite. /Indeksonline/