23:28 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zeka: S’ka ndryshim nëse VV nuk udhëheqë MPB-në dhe Ministrinë e Drejtësisë

Themeluesi i PEK’ut, Milaim Zeka, ka thënë në T7 se VV nuk mund të ndryshojë asgjë nëse nuk i drejton ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë.

“Të gjithë kemi qenë partizanë të ndryshimit”, ka thënë Zeka.

“Ndryshimi nuk mund të ndodhë nëse VV nuk udhëheqë Minsitrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë”

“Nga aty fillon çkapja e shtetit dhe ndryshimi”

Këto deklarata të Zekës vijnë pasi që Gazeta Express raportoi se LDK ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në negociatat me VV’në.