12:59 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zeka thotë se Avdullah Hoti dhe Bilall Sherifi veturat zyrtare i kanë kthyer në pronë private!

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka ngritur zërin për një prej problemeve të vazhdueshme në Kosovë- keqpërdorimin e veturave zyrtare.

Ai ka përmendur emra të deputetëve si Avdullah Hotin nga LDK-ja  dhe Bilall Sherifin nga Nisma, parti kjo e fundit që bën pjesë vet Zeka,  për të cilët thotë se i vozisin vetë veturat e shtetit, përcjellë Indeksonline.

Më tutje, Zeka shprehet se veturat e shtetit i kanë kthyer në pronë private

Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Nje lajme per gazetaret qe percjellin Kuvendin

Ju ish koleget e mi te vjeter qe e percillni Kuvendin e Republikes te Kosoves, Ju qe gjithe diten lodheni e sterlodheni duke punuar ne kushte teper te veshtira, pa shkoni e pyeteni kryetarin Kadri Veseli se si ka mundesi qe Kuvendi paguan 6000 euro ne muaj vetem qera per makina(jashte shpenzimeve) per makina te dedikuara per grupet parlamentare, por qe shefat e ketyre grupeve, duke perfshire edhe ate te Nismes, i kane kthy ne prona private. I vetmi grup parlamentar qe ka punesuar nje shofer dhe qe makina perdoret per nevojat e deputeteve te grupit eshte ai i LVV.

Pash: Avdullah Hoti e vozite vet dhe e shfrytezon vet. Njesoj vepron edhe Bilall Sherifi, bashke me te tjeret.

Kuvendi nuk “ka” pare per nga nje laptop, ku 50 mi euro hargjohen ne vit per fotokopje, a paska 72 000 euro ne vit vetem per keto makina shtese qe te paguaje qera, a si deputet nuk kemi panda qofte edhe nje gazete ditore…!!!

Me thane marre, pak eshte!./Indeksonline/