Zeka thotë se edhe VV e NISMA kanë punësuar familjarët në Telekom
Deputeti i NISMA-s Milaim Zeka, përmes rrjetit të tij social Facebook, ka komentuar punësimet familjare që janë bërë e po vazhdojnë të bëhen në Telekomin e Kosovës.
Ai ka thënë se nuk është Osman Ejupi, ai që ka rehatuar katër fëmijët e tij në këtë ndërmarrje, sipas tij këtë më herët e ka bërë edhe deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, por edhe anëtari i Bordit dhe bashkëpartiaku i tij, Skënder Hoti.
Ky është postimi i Zekës:
Nuk ashte vetem Osman Ejupi…
Ashte edhe Albulena Haxhiu e VV-se
Albulena e ka vellain ne Vala, Oti Haxhiu, te cilin ja ka punesu Kadri Veseli me 2010.
Ne Ptk-Vala, nuk ashte vetem ky tipi. Ashte edhe Skender Hoti, anetar i Bordit dhe i Nismes, ka punesu vajzen e tije.
Edhe kryetareja e Bordit ka punesu kunaten…
Nuk jane dynjaja budall sikur une…