Zeka tregon se si Drita e priti Jasharin në aeroport për t’ia “rrëmbyer’ Gjilanit

Muharrem Jashari ka vendosur të largohet nga Trepça ’89.
Edhe pse 5 klube të njohura shqiptare kanë shprehur interesim për mesfushorin kosovar, transferimi i tij ende nuk është zyrtarizuar.
Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka ka zbuluar detajet se si futbollisti në fjalë kishte arritur marrëveshje me Gjilanin, por në sekondat e fundit ishte Drita ajo që e bindi.
“Muharremi fillimisht ka arritur marrëveshje me Gjilanin. Përfaqësuesit e klubit kanë biseduar me mua dhe më kanë thënë që nuk kemi para. Unë e kam sqaruar që lojtari ka klauzolë, nëse e paguajnë atë, mund ta marrin futbollistin. Edhe futbollisti më ka thënë që është pajtuar me kushtet e Gjilanit. Kur ka ardh Muharremi nga Turqia, kam informacione që Drita ka dal në aeroport e ka pritur dhe e ka bindur që që të nënshkruaj me ta. Unë nuk mund ta shtyej me zor lojtarin të shkoj diku, është ai që zgjedh. Sinqerisht, klubet kosovare nuk po dijnë të punojnë me transfere. Pse nuk ka nënshkru parakontratë Gjilani me Muharremin, që të mos i ik lojtari pastaj? Sidoqoftë, Drita ende nuk e ka përfunduar pagesën dhe për këtë arsye transferimi nuk po zyrtarizohet” deklaroi Zeka për Indeksonline.
Kryetari i Trepçës ’89, njoftoi se Prishtina, Ballkani e Dinamo e Tiranës janë tre ekipet tjera që janë interesuar për shërbimet e Jasharit.
/Indeksonline/