75 Mall Live Search
11:18 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Zekaj e nis me fitore në Grand Slamin e Parisit

Shpati Zekaj e ka nisur me fitore në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris të Francës.

Xhudisti ynë mposhti francezin, Alexandre Iddir, për të kaluar në xhiron e tretë të Grand Slamit.

Zekaj në xhiron e parë ishte i lirë, andaj tutje kaloi pa luftë.

Tani, ai do të ketë punë me ukrainasin, Anton Savytskiy.

Shpati Zekaj garon në kategorinë deri në 100 kilogramë.