75 Mall Live Search
13:57 / E Martë, 23 Mars 2021 / Blerim

Zekirija Ramadani flet pas shortit: S’kishim fat!

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka komentuar shortin e Kupës së Kosovës në futboll.

Sot në ambientin e stadiumin “Fadil Vokrri” u hodh shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan IndeksOnline

Prishtina do të luajë ndaj Llapit, kurse Ramadani e cilëson këtë short si të vështirë.

“Nuk kemi pasur fat aspak në shortin e Kupës që nga fillimi i saj e ku gjithmonë na kanë rënë ekipet më të forta të secilit rund, duke filluar prej 1/8 me Dritën, në çerekfinale me Feronikelin dhe tashti në gjysmëfinale me Llapin. Vlerësim maksimal për Llapin si ekip. E dimë që objektivi i dy skuadrave është kupa, por është mirë që luhet me dy ndeshje dhe të shpresojmë që edhe këtë pengesë të vështirë ta kalojmë për të dalë në finale”, ka thënë Ramadani për faqen e Prishtinës.