75 Mall Live Search
20:13 / E Diele, 22 Gusht 2021 / C E

Zekirija Ramadani pas barazimit ndaj Malishevës: Morëm më tepër se që merituam, jam i bindur që nuk e merituam

Malisheva ka bërë debutimin në Superligën e Kosovës, duke marrë një pikë ndaj kampionit në fuqi, Prishtinës – pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Golat në këtë takim i realizuan Hasan Hyseni në minutën e 13-të për vendasit, e barazimi erdhi në fund të takimit me anë të Leotrim Bekteshit.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Prishtinë, Zekirija Ramadani u shpreh se ekipi i tij nuk e ka merituar barazimin.

“I uroj Malishevës për këtë pikë, ndoshta ne e fituam këtë pikë, nuk e fitoi Malisheva, sepse Malisheva ishte deri në fund në avantazh, kurse tek ne nuk kishim shpejtësi në mesfushë, pastaj edhe ai gabimi që ndodhë në futboll dhe i ndihmuam ekipit kundërshtar të jetë në avantazh, pastaj gjithçka vështirësohet -sepse fillon nervozizmi, humb durimi, kur e humb durimin nuk shkon asgjë. Morëm më tepër se që merituam, jam i bindur që nuk e merituam. Kishim një iniciativë, por ishte pa asnjë pikë rrezikshmërie”, tha Zekrija Ramadani për ‘Art Sport’.