Zekirija Ramadani pas fitores së mbrëmshme: Kam besuar në punën që e kemi bërë

Skuadra e Dritës mbrëmë shënoi fitore 3:2 ndaj Differdange, duke siguruar fazën e dytë të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani, tha se ka besuar në skuadrën e tij, shkruan Indeksonline
“Kam besuar në punën që kemi bërë dhe në cilësinë e ekipit, dhe ja që u kualifikuam në raundin e dytë. Por në këtë kanë besuar të gjithë në skuadrën tonë dhe së bashku arritëm të kalojmë raundin e parë. Ishte një obligim profesional dhe kolektiv ta kalonim këtë sfidë dhe ia dolëm ta përmbushim qëllimin tonë.
Tani, natyrisht, kemi përballë një kundërshtar ndryshe. Por më parë duhet të bëjmë analizën dhe pastaj, si staf, të japim më të mirën për të përgatitur një analizë të mirëfilltë, e cila pastaj do t’u përcillet futbollistëve. Ata e dinë dhe e kanë aftësinë të japin maksimumin në fushë. Me flamur të bardhë nuk do të dalim!
Nëse duam të bëhemi lajm kryesor në Evropë, duhet të eliminojmë kundërshtarë të këtij rangu”, u shpreh Ramadani.
/Indeksonline/