75 Mall Live Search
08:34 / E Premte, 08 Gusht 2025 / G T

Zekirija Ramadani pas humbjes ndaj FCSB-së: Jam i kënaqur me paraqitjen deri në minutën e 60-të

Skuadra e Dritës mbrëmë pësoi humbje ndaj FCSB-së me rezultatin 3:2 edhe pse ishin duke fituar 0:2 deri në minutën e 60-të.

Zekirija Ramadani, trajneri i klubit kosovar pas ndeshjes tha se ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, shkruan Indeksonline

Ai tha se lojtarët luajtën shumë mirë, por vetëm deri në minutën e 60-të dhe më pas humbi përqendrimi.

“Ishte një ndeshje e çmendur. Një humbje që dhemb. Jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm deri në minutën e 60-të. Pastaj humbëm përqendrimin dhe pësuam tri gola, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në ndeshjet e fundit.

“Ne njihemi si një ekip i disiplinuar, sepse shënojmë shumë dhe pranojmë më pak. Po presim ndeshjen e kthimit dhe jemi të sigurt se nuk do të pranojmë tri gola, por pa dyshim që mund t’i shënojmë tri gola”

“Nuk shfaqa emocion kur shënuam dy gola, në mënyrë lojtarët t’i mbaja të qetë. U përpoqa. Përveç golit nga penalltia, mendoj se dy të tjerët mund t’i kishim shmangur”, tha Ramadani pas ndeshjes

Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe gjithçka mbetet e hapur për Dritën në UEFA Europa League./Indeksonline/