75 Mall Live Search
08:44 / E Martë, 25 Mars 2025 / L A

Zelanda e Re kualifikohet në Botëror për herë të parë pas 15-vjetësh

Kombëtarja e Zelandës së Re ka arritur të kualifikohet në Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Ata kanë arritur të mposhtin favoritin tjetër nga OFC, Kaledoninë e Re me rezultat 0-3.

Zelanda e Re, bën rikthimin në Botëror për herë të parë që nga viti 2010, që ishte mbajtur në Afrikën e Jugut.

Golat e kësaj ndeshjeje u shënuan nga Boxall në minutën e 61-të, Barbarouses në minutën e 66-të dhe Just në minutën e 80-të.

Zelanda e Re, bëhet Kombëtarja e pestë që siguron pjesëmarrjen në Botëror pas asaj të Japonisë dhe të nikoqirëve, SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës./IndeksOnline/