Zelenski kërkesë NATO-s: Mbylleni qiellin ose më jepni avionë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i është drejtuar NATO-s, duke i kërkuar avionë ushtarakë.
“Në qoftë se nuk e keni fuqinë për të mbyllur qiejt, atëherë më jepni avionë”, ka thënë ai.
Zelensky ka bërë edhe paralajmërim të frikshëm, duke thënë se shtetet baltike mund të jenë në radhë për t’u pushtuar nga Rusia.
“Zoti na ruajt! Letonia, Lituania dhe Estonia mund të jenë në radhë”, ka thënë Zelensky.
Këto shtete janë pjesë të NATO-s, që nënkupton se nëse Rusia i pushton, do të ketë luftë me të gjitha vendet anëtare të aleancës.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.