75 Mall Live Search
10:29 / E Hënë, 18 Prill 2022 / B O

Zelenskiy alarmon botën: Reagoni, po ndërtohen dhoma torturash, në dy qytete tona Rusia ka futur rublën!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar trupat ruse në jug të Ukrainës për tortura dhe rrëmbime. Ai i bëri thirrje botës të dielën të reagojë.

“Dhomat e torturës po ndërtohen atje,” tha ai në një fjalim të mbrëmjes drejtuar kombit.

“Ata rrëmbejnë zyrtarë të qeverisjes vendore dhe këdo që konsiderohet i dukshëm për komunitetet lokale duke i torturuar në mënyra ç’njerëzore” ka thënë ai.

Zelenskyi tha se në pjesët e pushtuara të rajoneve Kherson dhe Zaporizhia, rusët krijuan shtete separatiste dhe futën paranë e tyre në përdorim, rublën./Indeksonline/