75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / L K

Zelenskiy: Rusia duhet të ndalohet para së të jetë tepër vonë

President i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka postuar një video në rrjetet e tij sociale ku shihet se Rusia ka shpërthyer një ndërtese 300 metra afër termocentrali bërthamor ku si pasojë ka pasur ndërprerje të energjisë.

Zelenskiy shkruan së Rusia duhet të ndalohet para së të jetë tepër vonë, sipas tij pushtuesit kanë harruar se çfarë është një central bërthamor, transmeton IndeksOnline.

“Rajoni i Mykolaiv. Natën, një raketë ra 300 metra nga NPP Pivdennoukrainian. Pati një ndërprerje afatshkurtër të energjisë elektrike. Në objektet në territorin e TEC-it janë dëmtuar xhamat. Pushtuesit donin të qëllonin përsëri, por harruan se çfarë është një termocentral bërthamor. Rusia rrezikon të gjithë botën. Duhet ta ndalojmë para se të jetë tepër vonë”, ka shkruar Zelenskiy.